31 Janar 2019
Zhvillohet mbledhja e Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare
Në mbledhjen e datës 31 janar 2019, Bordi i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, shqyrtoi dhe vendosi:
- Miratimin e riemërimit të administratorit të shoqërisë “Sigal Uniqa Group Austria” sh.a.;
- Miratimin e riemërimit të administratorit të shoqërisë “Eurosig” sh.a.;
- Miratimin e ushtrimit të veprimtarisë së agjentit në sigurime;
- Marrjen e masës administrative, ndaj agjentit në sigurime;
- Licencimin e shoqërisë aksionare “Regjistri Shqiptar i Titujve ALREG” sh.a., për ushtrimin e veprimtarisë së regjistrarit të titujve;
- Miratimin e riemërimit të kryetarit dhe anëtarëve të Këshillit Mbikëqyrës të shoqërisë “Bursa Shqiptare e Titujve ALSE” sh.a.;
- Miratimin e riemërimit të anëtarit të Këshillit të Administrimit të shoqërisë “Credins Invest-Shoqëri Administruese e Fondeve të Pensionit dhe Sipërmarrjeve të Investimeve Kolektive” sh.a.;
- Miratimin e kritereve të përzgjedhjes së shoqërisë audituese, për auditimin e pasqyrave financiare për vitin 2018, të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare;
- Licencimin e shoqërisë “Asigest Broker Albania” sh.a., për ushtrimin e veprimtarisë së brokerimit në sigurime për klasat e Jo-Jetës.
Shqip
English