14 Shkurt 2019

Zhvillimet e Tregut të Fondeve të Investimeve, 31.12.2018

Gjatë vitit 2018, në tregun e fondeve të investimeve ushtruan aktivitetin e tyre pesë fonde investimi. Fondi i investimeve “Raiffeisen Prestigj”, fondi i investimeve “Raiffeisen Invest Euro”, fondi i investimeve “Raiffeisen Vizion” të cilat administrohen nga shoqëria “Raiffeisen Invest”, fondi i investimeve “Credins Premium” nën administrimin e shoqërisë administruese “Credins Invest” dhe fondi “WVP Top Invest” e cila administrohet nga shoqëria “WVP Fund Management Tirana sh.a”.

Sipas analizës së të dhënave për tregun e fondeve të investimeve në 31.12.2018, vlera neto e aseteve të Fondeve, arriti rreth 66.09 miliardë lekë me një ulje prej 6.63 miliardë lekë ose 9.12%, krahasuar me 31.12.2017. E shprehur në euro, totali i aseteve neto është 535 milionë Euro [1].

Ky treg dominohet kryesisht nga investimet në Obligacione Qeveritare, të cilat përbëjnë 61.25% të aseteve të fondeve, me një ulje prej 6.65% krahasuar me 31.12.2017.
Numri i anëtarëve që kanë investuar në Fondet e Investimit më 31.12.2018 është 29,420 me një ulje prej 6.07% krahasuar me 31.12.2017.

Tregues të fondeve të investimeve                                                                                                                                                                                                                                                 

Përshkrimi Vlera (mln. lekë) Ndryshimi (Në %)
  31.12.’17 31.12.’18 31.12.’17-31.12’18
Asetet neto të FI 72,717 66,087 (9.12)



Asetet neto dhe numri i anëtarëve sipas fondeve të investimeve                                                                                                                                                                                        


31.12.2018
Fond Investimi Numri i anëtarëve në FI Asete Neto (mln. lekë)
Raiffeisen PRESTIGJ 23,051 47,624
Raiffeisen EURO 3,505 10,309
Raiffeisen VIZION 2,092 6,119
Credins PREMIUM 724 1,957
WVP Top Invest 48 78
TOTAL 29,420 66,087





Ndarja e tregut sipas numrit të anëtarëve në fondet e investimeve,                31.12.2018 (në %) 







Ndarja e tregut sipas vlerës së aseteve neto të fondeve të investimeve,            31.12.2018 (në %)
                                           
           



 Për të lexuar disa nga treguesit kryesorë të ecurisë së Fondeve të Investimeve për periudhën 31.12.2018, kliko këtu.
 
 
1 http://www.bankofalbania.org/ Kursi zyrtar i këmbimit ("fiksi") 31.12.2018 në Bankën e Shqipërisë,
1 euro = 123.45 lekë