18 Shkurt 2019
Zhvillohet mbledhja e Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare
Në mbledhjen e datës 15 shkurt 2019, Bordi i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, shqyrtoi dhe vendosi:
- Miratimin e disa ndryshimeve në Rregulloren nr. 9, datë 25.02016 “Mbi bazat dhe metodat e llogaritjes, mënyrat e mbajtjes së provigjoneve teknike, si dhe kriteret dhe procedurat e miratimit të tyre”;
- Miratimin e disa ndryshimeve në Rregulloren nr. 110, datë 28.07.2011 “Për përcaktimin e nivelit të provigjoneve teknike të sigurimit të detyrueshëm në sektorin e transportit”, e ndryshuar;
- Miratimin e ushtrimit të veprimtarisë së agjentit në sigurime.
Shqip
English