27 Shkurt 2019

Mbi zhvillimin e mbledhjes së Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare

Ditën e hënë, datë 04.03.2019, ora 10:00, do të zhvillohet mbledhja e Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, me këtë rend dite:
 

  1. Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së kaluar;
  2. Miratimi i rendit të ditës;
  3. Projekt “Mbi miratimin e shoqërisë audituese “Lireng Auditing” sh.p.k. për auditimin e pasqyrave financiare të Byrosë Shqiptare të Sigurimit për vitin financiar që mbyllet në 31.12.2018”;
  4. Projekt “Për refuzimin e licencës së shoqërisë së sigurimit”;
  5. Projekt “Për rinovimin e licencës së vlerësuesve të dëmeve në sigurime”;
  6. Projekt “Mbi shkeljet e dispozitave ligjore nga agjentja e shoqërisë së sigurimit”;
  7. Projekt “Mbi inspektimin e kryer pranë pikës së shitjes së policave të sigurimit të detyrueshëm”;
  8. Informacion mbi inspektimin e dëmeve në shoqërinë e sigurimit “Atlantik” sh.a.;
  9. Informacion mbi gjendjen financiare të tregjeve të pensioneve private vullnetare dhe SIK mbi bazën e pasqyrave financiare të 31.12.2018;
  10. Projekt “Mbi miratimin e prospektit të emetuesit, shoqëria “IuteCredit Albania” sh.a., për ofertën private të emetimit të obligacioneve afatgjatë me normë interesi fikse”;
  11. Projekt “Për miratimin e ndryshimit të statutit si rezultat i ndryshimit të strukturës aksionare të “Credins Invest” sh.a.-shoqëri administruese e fondit të pensionit dhe sipërmarrjeve të investimeve kolektive”;
  12. Projekt “Për miratimin e ndryshimit të strukturës aksionare të “WVP Fund Management Tirana” sh.a., shoqëri administruese e sipërmarrjeve të investimeve kolektive”;
  13. Projekt “Për një shtesë në Rregulloren nr. 17, datë 28.04.2015 “Për funksionimin dhe mbajtjen e procesverbalit të mbledhjes së Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare”, e ndryshuar”;
  14. Projekt “Mbi Fondin e Kompensimit për vitin 2018, si dhe inspektimet e kryera pranë shoqërive të sigurimit dhe BSHS-së”;
  15. Informacion mbi situatën e informacionit të publikuar në faqen zyrtare nga shoqëritë e sigurimit;
  16. Projekt “Për miratimin e disa ndryshimeve në Rregulloren nr. 144, datë 20.10.2017 “Për hartimin, ndjekjen, miratimin dhe zbatimin e buxhetit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare”;
  17. Projekt “Mbi përzgjedhjen e shoqërisë audituese për auditimin e pasqyrave financiare të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, për vitin 2018”;
  18. Informacion mbi raportimin e realizimit të të ardhurave dhe shpenzimeve për vitin 2018, të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare;
  19. Të tjera.