8 Mars 2019

Trajnim për broker në tregun e sigurimeve

Në bazë të Rregullores nr. 217, datë 31.10.2018 “Për organizimin e aktiviteteve të formimit profesional”, Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare njofton të gjithë personat e interesuar për organizimin e trajnimit për broker në sigurime, si më poshtë:

Trajnim për kualifikim profesional bazë për broker në sigurime, në datat  18–29 mars 2019, në orarin 11:30-16:30.

Trajnimi do të zhvillohet në AMF. Për të lexuar programin e trajnimit lutem klikoni ne linkun këtu.
Për më tepër informacion kontaktoni [email protected].