7 Mars 2019

Workshop për kriptomonedhat dhe efektet e tyre

Zyra e Kombeve të Bashkuara për Drogat dhe Krimin (UNODC) organizoi në 5-6 mars 2019 në Tiranë një workshop në lidhje me kriptomonedhat dhe rrezikun e përdorimit të tyre për pastrimin e parave dhe financimin e terrorizmit. Në këtë workshop ishin pjesëmarrës përfaqësues të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, Bankës së Shqipërisë, Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, Drejtorisë së Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave, si edhe institucioneve dhe agjencive të tjera ligjzbatuese të përfshira në luftën kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit. 

Në workshop u prezantuan:

  • Njohuri bazë mbi krijimin dhe funksionimin e kriptomonedhave;
  • Ruajtja e tyre;
  • Përmasat e tregut dhe pjesëmarrësit;
  • Transaksionet e bëra përmes kriptomonedhave;
  • Mundësitë e gjurmimit;
  • Mbrojtja nga mashtrimet;
  • Rreziku i përdorimit nga rrjetet kriminale;
  • Kriptomonedhat dhe pastrimi i parave/financimi i terrorizmit;
  • Parimet bazë të rregullimit dhe mbikëqyrjes, etj.   
Workshop-i u shoqërua me ushtrime praktike dhe diskutime në grup për temat e përmendura më lart.