25 Mars 2019

Mbi zhvillimin e mbledhjes së Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare

Ditën e mërkurë, datë 27.03.2019, ora 10:00, do të zhvillohet mbledhja e Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, me këtë rend dite:
 

  1. Miratimi i rendit të ditës;
  2. Projekt “Mbi disa shtesa dhe ndryshime në Manualin e Mbikëqyrjes për Parandalimin e Pastrimit të Parave”;
  3. Projektrregullore “Për organizimin dhe funksionimin e testimit të njohurive të kandidatëve që aplikojnë për licencë/rinovim licence në Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare”;
  4. Projektrregullore “Për disa shtesa e ndryshime në Rregulloren nr.85, datë 03.07.2017 “Mbi licencimin dhe ushtrimin e veprimtarisë së vlerësuesit të dëmeve në sigurime”;
  5. Projektrregullore “Për disa ndryshime në Rregulloren nr.57, datë 28.04.2016 “Mbi trajnimet e vazhdueshme profesionale dhe rinovimin e licencës së aktuarit të autorizuar”;
  6. Miratim agjentësh në sigurime;
  7. Miratim i mjaftueshmërisë së provigjoneve teknike të shoqërive të sigurimit;
  8. Miratim i primit të rrezikut për sigurimin e detyrueshëm motorik;
  9. Miratim i Udhëzimit “Mbi zbatimin e sistemit Bonus-Malus në sigurimin MTPL e brendshme”;
  10. Informacion mbi inspektimin tematik te dëmeve në shoqërinë “Insig” dhe “Sigal UGA”;
  11. Projekt  “Mbi raportin e inspektimit të brokerave në sigurime”;
  12. Mbi miratimin e prospektit të shoqërisë “Banka e Parë e Investimeve, Albania” sh.a., për ofertën private të emetimit të obligacioneve afatgjatë (borxh i varur) me normë interesi fikse për shumën 2,000,000 Euro;
  13. Projektrregullore “Për hetimin administrativ të sinjalizimit dhe mbrojtjen e konfidencialitetit në Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare;
  14. Informacion “Mbi raportin e inspektimit për veprimtarinë e kujdestarisë”;
  15. Projekt “Mbi licencimin e brokerit në tituj”;
  16. Projekt “Mbi rregulloren për agjentin në tregun e titujve”;
  17. Revokim licence agjent në sigurime;
  18. Informacion mbi publikimin “Raporti statistikor financiar për tregun e sigurimeve”;
  19. Të tjera.