2 Prill 2019

AMF dërgon për konsultim publik projektligje lidhur me tregun e kapitalit

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare ka dërguar për konsultim publik  projektligjin "Për tregjet e kapitalit" dhe projektligjin “Për sipërmarrjet e investimeve kolektive”.

Projektligjet reflektojnë praktikat më të mira evropiane dhe janë bazuar në  legjislacionin dhe standardet e BE-së, konkretisht Direktivën MiFID II, Direktivën UCITS dhe Direktivën e AIFM. Hartimi i projekltligjeve i shërben objektivit të Shqipërisë për anëtarësim në BE.

Projektligjet janë hartuar në kuadër të Projektit "Forcimi i kapaciteteve mbikëqyrëse të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare: Fokusi në Zhvillimin e Tregut të Kapitalit", i financuar nga Sekretariati Shtetëror Zviceran për Çështjet Ekonomike (SECO) dhe mbështetur nga Banka Botërore.