4 Prill 2019
AMF organizon dy trajnime për kualifikim profesional bazë dhe në vazhdimësi
Në bazë të Rregullores Nr. 217, datë 31.10.2018 “Për organizimin e aktiviteteve të formimit profesional”, Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare njofton të gjithë personat e interesuar për organizimin e dy moduleve të ndryshme të trajnimit.
- Për vlerësues dëmesh në sigurime, në datat 17-23 prill 2019 në orarin 12:30-16:30 organizohet trajnim për kualifikim profesional bazë për vlerësues dëmesh në sigurime.
- Për profesionistët e licencuar si vlerësues dëmesh në sigurime, në datat 17-18 prill 2019, në orarin 8:30-12:30 organizohet trajnim për kualifikim profesional në vazhdimësi për vlerësues dëmesh në sigurime,
Të dy trajnimet do të zhvillohen në AMF.
Për më tepër informacion kontaktoni [email protected].
Shqip
English