10 Prill 2019

Mbi mbledhjen e Grupit Këshillimor të Stabilitetit Financiar

Në datën 9 prill 2019, u zhvillua mbledhja e Grupit Këshillimor të Stabilitetit Financiar (GKSF). Në këtë mbledhje, e cila u drejtua nga Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, morën pjesë Guvernatori i Bankës së Shqipërisë (BSh), Kryetari i Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare (AMF), Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Sigurimit të Depozitave (ASD), si edhe përfaqësues të tjerë të këtyre institucioneve.

Programi i mbledhjes përfshinte vlerësimet më të fundit të autoriteteve financiare të pranishme, mbi zhvillimet në institucionet dhe tregjet që mbikëqyrin.

Për të lexuar njoftimin e plotë mbi mbledhjen e Grupit Këshillimor të Stabilitetit Financiar ju lutem klikoni këtu