28 Korrik 2009

Njoftim mbi zhvillimin e mbledhjes së Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare

Në mbledhjen e tij të datës 27 korrik 2009, Bordi i AMF-së mori në shqyrtim analizën vjetore të gjendjes financiare në shoqëritë e sigurimit për vitin 2008 dhe tremujorin e parë të vitit 2009. Pasi u njoh me problemet e dala nga analiza si dhe në përfundim të diskutimeve, mori vendimet përkatëse.

Në këtë mbledhje Bordi i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare miratoi dhe Rregulloren “Për licencimin e aktuarëve të autorizuar të shoqërive të sigurimit”, Rregulloren “Mbi përgatitjen dhe publikimin e analizave financiare në fushën e letrave me vlerë” si dhe Statutin e Byrosë Shqiptare të Sigurimit.