25 Shtator 2009

Zhvillimet e Tregut të Sigurimeve në Shqipëri për periudhën Janar - Gusht 2009

Në periudhën Janar - Gusht 2009 numri i kontratave të sigurimit të lidhura arriti në 528,037 duke shënuar një rritje prej rreth 17.52 % në krahasim me të njejtën periudhë të vitit 2008. Rritja e numrit të kontratave në 2009 u shoqërua me rritjen e vëllimit të të ardhurave nga primet. Primet e shkruara bruto të sigurimeve arritën në rreth 5,479 milionë lekë, shifër kjo 19.83 % më e lartë se ajo e të njejtës periudhë të vitit 2008. Tregu vazhdoi të mbetet sërish i orientuar tek sigurimet e Jo-Jetës që sollën rreth 91.50 % të vëllimit të përgjithshëm të primeve, duke i lënë sigurimet e Jetës me rreth 8.50 %. Parë nga këndvështrimi i ndarjes së tregut sipas llojit të sigurimit i detyrueshëm dhe vullnetar, primet e shkruara bruto të sigurimit vullnetar zënë 46.67 % dhe primet e shkruara bruto të sigurimit të detyrueshëm  zënë 53.33 % të totalit të tregut. Rritja e volumit të primeve të shkruara bruto në sigurimin vullnetar tregon për një ndryshim të strukturës së tregut të sigurimeve ndikuar nga rritja e ndjeshme e sigurimeve vullnetare.

Sigurimi i Detyrueshëm

Gjatë kësaj periudhe të vitit 2009 sigurimi i detyrueshëm vazhdoi të dominojë në tregun Shqiptar, duke sjellë rreth 53.33 % të të ardhurave nga primet e shkruara bruto të sigurimeve.

  • Të ardhurat nga primet e shkruara bruto të sigurimit të TPL-së së brendshme në Janar - Gusht të vitit 2009 janë rreth 1,868 milionë lekë ose 2.76 % më shumë se periudha    Janar - Gusht 2008 ndërsa numri i kontratave ka pësuar një rritje prej 3.73 % krahasuar me të njejtën periudhë të vitit të kaluar.
  • Në periudhen Janar - Gusht 2009, të ardhurat nga primet e shkruara bruto të Kartonit Jeshil arritën rreth 762 milionë lekë, ose 22.38 % më shumë se në të njejtën periudhë të vitit 2008, ndërsa numri i kontratave pati një rritje prej 1.87 % krahasuar me të njejtën periudhë të një viti më parë.
  • Të ardhurat e Sigurimit Kufitar, një periudhën Janar - Gusht të vitit 2009 shënuan një rritje me 23.89 % krahasuar me periudhën Janar - Gusht 2008 dhe numri i kontrave të sigurimit kufitar pati një rritje në masën 7.27 % krahasuar me të njejtën periudhë të një viti më parë.

Sigurimi Vullnetar

Në periudhen Janar - Gusht 2009,  vëllimi i primeve të shkruara bruto në sigurimin vullnetar arriti shifrën 2,557 milionë lekë me një rritje prej 37.85 % kundrejt të njejtës periudhë të një viti më parë, dhe me rreth 34.17 % rritje të numrit të kontratave të sigurimit krahasuar me të njejtën periudhë të një viti më parë.

Të ardhurat nga produktet vullnetare të sigurimit të Jo-Jetës u rritën me rreth 34.01 % krahasuar me të njejtën periudhë të një viti më parë.

Në portofolet e pronës, përgjegjësive, garancive me të ardhura rreth 1,403 milionë lekë në total, vendin e parë e zunë zjarri dhe dëmtime në pronë me rreth 43.02% të pasuara nga sigurimi i përgjegjësive të përgjithshme civile me 30.88 % dhe më pas vjen  sigurimi i garancive  me 11.61%.

Në portofolin ‘Zjarri dhe rreziqet shtesë' ndihet një rritje prej 9.77 % e numrit të kontratave të sigurimit dhe rritje me rreth 37.28 % të volumit të primeve të shkruara bruto të këtij portofoli.

Në Janar - Gusht të vitit 2009, sigurimet e përgjegjësisë vazhdojnë të ruajnë dinamikën më të lartë të rritjes. Rritja e këtij portofoli me rreth 8.79 % krahasuar me Janar - Gusht të vitit 2008, reflekton ndikimin që stadi aktual i zhvillimit të vendit ka në rritjen e sigurimit të përgjegjësive. Sigurimet inxhinierike të analizuara veçmas si portofol në sigurimet e përgjegjësive, në këtë periudhë patën një ulje prej 7.20 % në volumin e primeve të shkruara dhe një rritje me 67.89 %  në numrin e kontratave, krahasuar me të njejtën periudhë të vitit të kaluar.

Të ardhurat nga sigurimet e aksidenteve personale dhe shëndetit në periudhën Janar - Gusht të vitit 2009 arritën në rreth 274 milionë lekë, duke shënuar një rritje prej 37.57 % në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2008. Peshën më të madhe e mbajtën sigurimet e shëndetit me rreth 77.25 % të të ardhurave të këtij grupi. Rritja e madhe e të ardhurave në sigurimin e shëndetit lidhet si me rritjen e të ardhurave të sigurimit të shëndetit në udhëtim dhe me rritjen e të ardhurave të shëndetit privat.

Vëllimi i primeve të sigurimit të Jetës arriti në rreth 466 milionë lekë me një rritje prej 38.74 % krahasuar me Janar - Gusht të vitit 2008.

Peshën më të madhe prej rreth 65.17 % në të ardhurat e sigurimit të Jetës e zë produkti "Jetë Debitori". Ky produkt i sigurimit është kërkesë e Bankave të nivelit të dytë për ofrimin e kredive individëve dhe personave juridikë.

Dëmet e Paguara Bruto

Totali i dëmeve të paguara bruto nga shoqëritë e sigurimeve në Janar - Gusht të vitit 2009 ishte rreth 1,037 milionë lekë, ose 14.46 % më shumë se në Janar - Gusht të vitit 2008. Pjesa më e madhe e dëmeve të paguara bruto u përket sigurimeve motorrike me 923 milionë lekë, apo    88.97 % të totalit të dëmeve të paguara bruto.

Duke i hedhur një vështrim dëmit mesatar në produktet e sigurimit motorrik, meqënëse ky lloj sigurimi ka dhe peshën më të madhe në pagesën e dëmeve, të bie në sy një rritje e vlerës së dëmit mesatar për Kasko dhe Karton Jeshil, paraqitur në tabelën e mëposhtme:

      në mijë lekë

Lloji i sigurimit

Viti

2008

2009

                                                             Dëmi mesatar

MTPL e brendshme

                      92

               98

Karton Jeshil

                    782

             673

Kasko

                      87

               96

Për çdo të interesuar, Raporti Mujor Statistikor Janar - Gusht 2009 përmban një pasqyrë të detajuar të ndarjes së Tregut të Sigurimeve sipas llojit të sigurimit, sipas produkteve të sigurimit, pjesëmarrjes së shoqërive të sigurimit etj.


Për të lexuar materialin e plotë të raportit statistikor për periudhën janar - gusht 2009 (në versionin EXCEL) klikoni këtu

Për të lexuar materialin e plotë të raportit statistikor për periudhën janar - gusht 2009 (në versionin PDF) klikoni këtu