8 Mars 2007

Sensibilizim ndaj aktiviteteve të paautorizuara në sigurimin e jetës dhe shëndetit

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare të Shqipërisë, (AMF) ka konstatuar lëshimin në mënyrë abuzive të policave të sigurimit me elemente të jetës, shëndetit dhe pensioneve nga subjekte që nuk janë autorizuar të kryejnë këtë lloj veprimtarie në territorin e Republikës së Shqipërisë.

Lista e subjekteve të licencuara për të kryer veprimtarinë e sigurimit të jetës, shëndetit dhe pensioneve private në Republikën e Shqipërisë, në përputhje me legjislacionin në fuqi paraqitet më poshtë:

   1. Shoqëri të liçensuara në sigurimin e jetës dhe shëndetit.

    * Insig sh.a
    * Sigal Life sh.a
    * Sicred sh.a

   1. Shoqëri të liçensuara për kryerjen e sigurimeve të shëndetit (pa përfshirë sigurime të jetës)

    * Sigma sh.a
    * Sigal sh.a
    * Atlantik sh.a
    * Intersig sh.a
    * Albsig sh.a
    * Interalbanian sh.a
    * Eurosig sh.a

   1. Shoqëri të liçensuara në fushën e pensioneve private.

    * AFPA - Instituti Amerikan e Pensioneve Private Suplementare të Shqipërisë sh.a
    * Capital - Institut I Pensioneve Private Suplementare sh.a
    * Garantsig – Institut I Pensioneve Private Suplementare sh.a

AMF, tërheq vëmendjen e kategorive të interesuara që të mos pranojnë oferta të sigurimeve të jetës, shëndetit dhe pensioneve nga individë vendas apo të huaj, që paraqiten si përfaqësues të shoqërive të papërfshira në listën e mësipërme.