Zhvillimet e Tregut me Pakicë të Letrave me Vlerë të Qeverisë për Periudhën Janar - Shtator 2009
Tregu me pakicë i letrave me vlerë të Qeverisë gjatë 9-mujorit të vitit 2009 u dominua në masën 95.50% nga transaksionet në instrumenta afatshkurtër (bono thesari) dhe 4.5% nga instrumenta afatgjatë (obligacione).
Të dhënat statistikore të tregut me pakicë të letrave me vlerë të Qeverisë për periudhën Janar - Shtator 2009, flasin për një dominim të transaksioneve "Shitje nga portofoli i bankës" dhe "Shlyerje e vlerës nominale në maturim" përkatësisht me 33.58% dhe 32.30% kundrejt volumit të përgjithshëm.
Nisur nga pjesëmarja (numër transaksioni) sipas llojit të investitorëve individë apo persona juridikë, shihet se në peshë specifike më të lartë janë investitorët individualë me 98.18% të totalit të transaksioneve në këtë treg.
Dy grupet e transaksioneve B dhe C
Transaksioni i llojit B "Shitje nga portofoli i ndërmjetësit financiar" gjatë 9-mujorit të vitit 2009 ka patur një rritje prej 1.08 miliardë lekë ose në masën 15.68% krahasuar me periudhën Janar - Shtator 2008, ndërsa numri i transaksioneve ka patur një rritje në masën 13.89%.
Transaksioni i llojit C "Blerje nga individët para afatit të maturimit" gjatë 9-mujorit të vitit 2009 ka patur një rritje prej 1.27 miliardë lekë ose 319.67%, krahasuar me periudhën Janar - Shtator 2008, ndjekur nga një rritje në masën 65.35% të numrit të transaksioneve.
Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2008, vihet re një rritje në vlerë absolute e totalit të transaksioneve të llojit B dhe C me rreth 2.36 miliardë lekë.
Tregu me Pakicë i Letrave me Vlerë të Qeverisë 2008, 2009
Lloji i Transaksionit |
Vlera nominale |
Ndryshimi |
||
(në mln lekë) |
(në %) |
|||
Periudha Janar - Shtator |
2008 |
2009 |
`09/`08-1 |
|
Letra me Vlerë të Qeverisë |
||||
B |
Shitje nga portofoli i ndërmjetësit financiar |
6,939.50 |
8,027.53 |
15.68 |
|
Individë |
5,426.05 |
6,682.78 |
23.16 |
|
Persona juridike |
1,513.45 |
1,344.75 |
(11.15) |
C |
Blerje nga individet para afatit te maturimit |
398.81 |
1,673.71 |
319.67 |
|
Individë |
385.65 |
771.31 |
100.00 |
|
Persona juridike |
13.17 |
902.39 |
6,754.49 |
Për të lexuar materialin e plotë të buletinit statistikor të tregut të letrave me vlerë të Qeverisë për periudhën janar - shtator 2009 (në versionin PDF) klikoni këtu