16 Nentor 2009

Për zhvillimin e testimit për brokera në sigurime

Në mbështetje dhe për zbatim të nenit 14, pika 3, të Ligjit nr. 9572, datë 3.07.2006, "Për Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare", të nenit 81 të Ligjit nr. 9267, datë 29.07.2004, "Për veprimtarinë e sigurimit, të risigurimit dhe ndërmjetësimit në sigurime dhe risigurime" dhe të VKM nr. 79, datë 28.01.2008 “Për përcaktimin e kritereve dhe procedurave për licencimin e ndërmjetësve në sigurime dhe të rregullave për mbikëqyrjen e veprimtarisë së tyre, si dhe rastet e refuzimit të licencës”, në ambientet e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare,
më datë 19 nëntor 2009, ora 12:00, zhvillohet testimi për aplikantët e mëposhtëm që kërkojnë të pajisen me licencë "Broker në sigurime“.

1.    Valbona Çarçani
2.    Arben Simaku
3.    Muhamet Gaba