Shpallje e rezultatit të testimit për aktuar të autorizuar në sigurime
Në mbështetje dhe për zbatim të nenit 14, pika 3, të Ligjit nr. 9572, datë 3.07.2006, "Për Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare", të nenit 66 të Ligjit nr. 9267, datë 29.07.2004, "Për veprimtarinë e sigurimit, të risigurimit dhe ndërmjetësimit në sigurime dhe risigurime" dhe të Rregullores nr. 6, datë 27.07.2009 të AMF “Mbi licencimin e aktuarëve të autorizuar të shoqërive të sigurimit“, Komisioni i Organizimit të Testimit për “Aktuar i autorizuar në Sigurime ”, i krijuar në bazë të Urdhrit nr. 81, datë 16.11.2009, të Kryetarit të AMF-së, shpall rezultatet e testimit të datës 19.11.2009, si më poshtë:
Komisioni vlerëson, se në bazë të pikëve të mbledhura, kalon testin për pajisen me autorizimin “Aktuar i autorizuar”:
1. Alma Qamo
2. Enkeleda Shehi
3. Oriana Zaçaj
4. Kleida Haxhi
5. Etleva Dulja
6. Ravena Aleksi
7. Hydai Myftiu
8. Romeo Baçe
9. Brikena Xhaja
10. Areta Çuko
Shqip
English