16 Prill 2019

Për zhvillimin e testimit për broker në sigurime

Në zbatim të nenit 7, të Rregullores nr.35, datë 27.03.2019, “Për organizimin dhe funksionimin e testimit të njohurive të kandidatëve që aplikojnë për licencë/rinovim licence në AMF”, Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare njofton se në datën 16.05.2019, ora 13.00, do të zhvillohet testimi për broker në sigurime.

Në testim do të marrin pjesë të gjithë ata aplikantë që plotësojnë kërkesat e Ligjit nr. 52/2014 ”Për veprimtarinë e sigurimit dhe risigurimit” dhe të Rregullores nr. 48, datë 30.06.2015.

Për më tepër informacion kontaktoni [email protected].