30 Prill 2019

Zhvillohet mbledhja e Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare

Në mbledhjen e datës 24.04.2019 dhe të datës 26.04.2019, Bordi i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, shqyrtoi dhe vendosi:
 

  1. Miratimin e Raportit Vjetor të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare për vitin 2018;
 
  1. Miratimin e Pasqyrave Financiare të audituara të AMF-së për vitit 2018;
 
  1. Miratimin e riemërimit të Anëtarëve të Këshillit të Administrimit të shoqërisë “Raiffeisen Invest-Shoqëri Administruese e Fondeve të Pensionit dhe Sipërmarrjeve të Investimeve Kolektive” sh.a.;
 
  1. Miratimin e prospektit të shoqërisë “Fondi Besa” sh.a., për ofertën private të emetimit të obligacioneve afatgjatë me normë interesi fikse për shumën 100,000,000 lekë”;
 
  1. Miratimin e një ndryshimi në Rregulloren nr. 120, datë 02.10.2008 “Për licencimin dhe mbikëqyrjen e Bursës së Titujve”;
 
  1. Refuzimin e ankimit administrativ ndaj Vendimit të Bordit nr. 20, datë 04.03.2019, “Për refuzimin e kërkesës për miratimin, pajisjen me licencë për ushtrimin e veprimtarisë së agjentit në sigurime”;
 
  1. Refuzimin e ankimit administrativ ndaj Vendimit të Bordit nr. 23, datë 04.03.2019, “Për marrjen e masës administrative, ndaj Agjentit në Sigurime”;
 
  1. Revokimin e licencës së shoqërisë së brokerimit në letrat me vlerë të Qeverisë të RSh-së në Bursë dhe në Tregun me Pakicë  “Kapital Invest” sh.a.;