30 Prill 2019

Zhvillimet e Tregut të Sigurimeve në Shqipëri për periudhën janar - mars 2019

Të ardhurat nga primet e shkruara bruto të sigurimit për periudhën janar - mars   kapën vlerën mbi 3,969 milionë lekë, ose 11.78% më shumë se në periudhën janar - mars  2018. Gjatë periudhës janar - mars  2019, numri i kontratave të sigurimit të lidhura arriti në 276,006 me një rritje 5.68% krahasuar me periudhën janar - mars  2018. Tregu vazhdoi të mbetet sërish i orientuar tek sigurimet e Jo-Jetës, të cilat sollën 91.78 % të vëllimit të përgjithshëm të primeve, duke i lënë përkatësisht sigurimet e Jetës me 7.25% dhe veprimtarinë e risigurimit me 0.97%. Parë nga këndvështrimi i ndarjes së tregut sipas llojit të sigurimit, i detyrueshëm dhe vullnetar, primet e shkruara bruto të sigurimit vullnetar zënë 41.93% dhe primet e shkruara bruto të sigurimit të detyrueshëm zënë 58.07% të totalit të tregut.

Gjatë periudhës janar - mars  2019, dëmet e paguara bruto në tregun e sigurimeve, arritën në rreth 1,501 milionë lekë, ose 11.82% më shumë se në periudhën janar - mars  2018.

Struktura e tregut të sigurimeve, për periudhën janar- mars 2019



Sigurimi i Detyrueshëm Motorik
Primet e sigurimit të detyrueshëm motorik, gjatë periudhës janar - mars  2019 arritën rreth 2,305 milionë lekë, ose 4.29% më shumë se në periudhën janar - mars  2018.

Produkti MTPL e brendshme, në periudhën janar - mars  , pati një rritje prej 3.44% të volumit të primeve të shkruara bruto. Kjo u shoqërua edhe me një rritje të numrit të kontratave prej 3.71% krahasuar me periudhën janar - mars  2018.

Produkti Karton Jeshil në periudhën janar - mars   pati një rritje prej 11.97% të volumit të primeve të shkruara bruto. Kjo u shoqërua nga një rritje e numrit të kontratave prej 55.03% krahasuar me periudhën janar - mars  2018.

Produkti Sigurim Kufitar, në periudhën janar - mars  , pati një ulje 18.00% të volumit të primeve të shkruara bruto krahasuar me periudhën janar - mars  2018. Ndersa numri i kontratave u ulje me 17.14%.

Sigurimi Vullnetar
Primet e sigurimit vullnetar, gjatë periudhës janar - mars  2019 arritën rreth 1,664 milionë lekë, 24.12% më shumë se në periudhën janar - mars  2018. Numri i kontratave të sigurimit vullnetar u ul me 0.5% krahasuar me periudhën janar - mars  2018.

Sigurimet vullnetare të Jo-Jetës gjatë periudhës janar - mars  2019, patën rritje me 22.08% kundrejt periudhës janar - mars  2018.

Në portofolet e pronës, përgjegjësive, garancive të cilat gjatë periudhës janar - mars  2019 siguruan mbi 0.579 milionë lekë të ardhura në total, vendin e parë e zunë zjarri dhe dëmtime të tjera në pronë me rreth 76.30%, të pasuara nga sigurimi i garancisë me 13.10% të totalit.

Në portofolin sigurimi nga zjarri dhe forcat e natyrës, gjatë periudhës janar - mars  2019, vihet re një ulje prej 26.41% e volumit të primeve të shkruara bruto të këtij portofoli dhe një rritje me 6.18% e numrit të kontratave të sigurimit, krahasuar me periudhën janar - mars  2018.

Të ardhurat nga sigurimet e aksidenteve dhe shëndetit, gjatë periudhës janar - mars  2019, arritën në rreth 0.353 milionë lekë, duke shënuar rritje prej 16.29% në krahasim me periudhën janar - mars  2018.

Primet nga sigurimet e Jetës gjatë periudhës janar - mars  2019, arritën rreth 0.288 milionë lekë, ose 19.62% më shumë se në periudhën janar - mars  2018.

*[1]Dëmet e Paguara Bruto

Pagesat e dëmeve gjatë periudhës janar - mars  2019 u rriten me 11.82% krahasuar me periudhën janar - mars  2018. Pjesa më e madhe e dëmeve të paguara bruto i përket sigurimit motorik me rreth 0.816 milionë lekë, apo 54.36 % të totalit të dëmeve të paguara bruto.


Tabela më poshtë paraqet dëmin mesatar për disa nga produktet e sigurimit motorik.
 

Type of Insurance Vlerat (në 000 lekë) Ndryshimi
(në %)
Janar- Mars 2018 2019 18/`17-1
 Dëmi mesatar
MTPL e brendshme  204  208 1.79
Karton Jeshil  642  571 (11.04)
Kasko  121  97 (19.49)

Për çdo të interesuar, Buletini Statistikor për periudhën janar - mars  , përmban pasqyra të detajuara të ndarjes së tregut të sigurimeve sipas llojit të sigurimit, sipas produkteve të sigurimit, pjesëmarrjes së shoqërive të sigurimit, etj.







 
 
[1]Tek dëmet e paguara janë perfshirë dhe Demet nga Fondi i kompesimit raportuar nga Byroja Shqiptare e Sigurimit