7 Maj 2019

Publikohet deklaratë përmbyllëse e ekipit të Misionit të Dytë të Monitorimit pas Programit të Fondit Monetar Ndërkombëtar në Shqipëri

Në përmbyllje të misionit të dytë të monitorimit delegacioni i Fondit Monetar Ndërkombëtar në Shqipëri nënvizon se perspektiva ekonomike është përgjithësisht e favorshme. Rritja pritet të moderohet në 2019, por do të vijojë të jetë afër nivelit 4 për qind në periudhën afatmesme.

Deklarata e publikuar thekson ndër të tjera se “…në periudhën afatmesme, veprimtaria pritet të nxitet nga një përshpejtim i rritjes në BE, rritja e pjesëmarrjes në tregun e punës, fuqizimi gradual i eksporteve përfshirë turizmin dhe investimet e nevojshme për ta mbyllur hendekun e madh infrastrukturor në Shqipëri. Megjithatë, zhvillimi i qëndrueshëm varet edhe nga përmirësimet në qeverisjen ekonomike, përfshirë në fushën e shtetit ligjor dhe në luftën kundër korrupsionit.”

Deklarata përmbyllëse të ekipit të Misionit të Dytë të Monitorimit pas Programit të Fondit Monetar Ndërkombëtar në Shqipëri gjendet këtu ose klikoni në likun https://www.imf.org/en/News/Articles/2019/05/06/mcs-050619-albania-staff-concluding-statement-second-post-program-monitoring-mission?cid=em-COM-123-38757