8 Mars 2019

Udhëzues në kuadër të luftës ndaj pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit

Task-Forca për Veprimet Financiare (Financial Action Task Force, FATF), në kuadër të luftës ndaj pastrimit të parave ka publikuar dy udhëzues për t’u përdorur nga shoqëritë e tregut të sigurimeve të Jetës dhe ato të kapitaleve.

Udhëzuesit synojnë të mbështesin aktorët e tregut për marrjen e masave në kuadër të pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit. Gjithashtu përmes udhëzuesve jepen rekomandimeve për autoritetet rregullatore për mbikëqyrjen me bazë rreziku.

Udhëzuesit i gjeni në linkun e mëposhtëm:

Pikat kryesore të Udhëzimit të RBA për Sektorin e Letrave me Vlerë

FATF RBA Udhëzime për Sektorin e Sigurimit të Jetës