8 Maj 2019

Mbi ndryshimin e datës për zhvillimin e testimit për broker në sigurime

Në zbatim të nenit 7, të Rregullores nr. 35, datë 27.03.2019, “Për organizimin dhe funksionimin e testimit të njohurive të kandidatëve që aplikojnë për licencë/rinovim licence në AMF”, Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare njofton se testimi për broker në sigurime i planifikuar për tu zhvilluar në datën 16.05.2019, ora 13.00, do të zhvillohet me datë 22.05.2019 po në orën 13:00.

Në testim do të marrin pjesë të gjithë ata aplikantë që plotësojnë kërkesat e Ligjit nr. 52/2014 ”Për veprimtarinë e sigurimit dhe risigurimit” dhe të Rregullores nr. 48, datë 30.06.2015.

Për më tepër informacion kontaktoni [email protected].