15 Maj 2019

Zhvillimet e Tregut të Fondeve të Investimeve, 31.03.2019

Gjatë tremujorit të parë të vitit 2019, në tregun e fondeve të investimeve ushtruan aktivitetin e tyre pesë fonde investimi. Fondi i investimeve “Raiffeisen Prestigj”, fondi i investimeve “Raiffeisen Invest Euro”, fondi i investimeve “Raiffeisen Vizion” të cilat administrohen nga shoqëria “Raiffeisen Invest”, fondi i investimeve “Credins Premium” nën administrimin e shoqërisë administruese “Credins Invest” dhe fondi “WVP Top Invest” e cila administrohet nga shoqëria “WVP Fund Management Tirana sh.a”.

Sipas analizës së të dhënave për tregun e fondeve të investimeve në 31.03.2019, vlera neto e aseteve të Fondeve, arriti rreth 69.48 miliardë lekë me një rritje prej 2.47 miliardë lekë ose 3.68%, krahasuar me 31.12.2018. E shprehur në euro, totali i aseteve neto është 554 milionë Euro [1].

Ky treg dominohet kryesisht nga investimet në Obligacione Qeveritare, të cilat përbëjnë 64.25% të aseteve të fondeve, me një rritje prej 5.41% krahasuar me 31.12.2019.
Numri i anëtarëve që kanë investuar në Fondet e Investimit më 31.03.2019 është 30,226 me një rritje prej 2.74% krahasuar me 31.12.2018.

Tregues të fondeve të investimeve                                                                                                                                                                                                                                                 

Përshkrimi Vlera (mln. lekë) Ndryshimi (Në %)
  31.12.’18 31.03.’19 31.12.’18-31.03’19
Asetet neto të FI 67,009 69,477 3.68


Asetet neto dhe numri i anëtarëve sipas fondeve të investimeve                       31.03.2019                                                                                                                                                                 

 
Fond Investimi Numri i anëtarëve në FI Asete Neto (mln. lekë)
Raiffeisen PRESTIGJ 22,776 47,211
Raiffeisen EURO 3,311 10,125
Raiffeisen VIZION 3,133 9,170
Credins PREMIUM 939 2,879
WVP Top Invest 67 93
TOTAL 30,226 69,477



Ndarja e tregut sipas vlerës së aseteve neto të fondeve të investimeve,            31.03.2019 (në %)
                                           
           



 Për të lexuar disa nga treguesit kryesorë të ecurisë së Fondeve të Investimeve për periudhën 31.03.2019, kliko këtu.
 
 
1 http://www.bankofalbania.org/ Kursi zyrtar i këmbimit ("fiksi") 31.03.2019 në Bankën e Shqipërisë,
1 euro = 125.34 lekë