28 Maj 2019

Mbi zhvillimin e mbledhjes së Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare

Ditën e premte, datë 31.05.2019, ora 10:00, do të zhvillohet mbledhja e Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, me këtë rend dite:
 

  1. Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së kaluar;
  2. Miratimi i rendit të ditës;
  3. Informacion mbi gjendjen financiare të tregjeve të pensioneve private vullnetare dhe SIK, mbi bazën e pasqyrave financiare të 31.02019;
  4. Projekt “Për miratimin e ndryshimeve në prospektin e fondit të pensionit vullnetar “Raiffeisen” për vitin 2019”;
  5. Projekt “Për disa ndryshime në prospektin e fondit të pensionit vullnetar “Credins Pension” për vitin 2019”;
  6. Projekt “Për miratimin e ndryshimeve në prospektin e fondit të pensionit vullnetar       “Sigal-Life Uniqa Group Austria” për vitin 2019”;
  7. Informacion për raportin e brendshëm të vlerësimit mbi inspektimin në vend, të kryer në periudhën 01.04.2019 – 30.04.2019, pranë shoqërisë administruese “Sigal-Life Uniqa Group Austria” sh.a.;
  8. Projekt “Mbi miratimin e projektstatutit të shoqërisë “International Trade Securities” sh.a.”;
  9. Projekt “Mbi miratimin e prospektit të shoqërisë “Fondi Besa” sh.a., për ofertën private të emetimit të obligacioneve afatgjatë me normë interesi fikse për shumën 100,000,000 lekë”;
  10. Projekt “Mbi pasqyrimin e ndryshimit të emrit të bankës “OTP Albania” në formatet e licencave të lëshuara nga AMF”;
  11. Projekt “Për miratimin e ndryshimeve në Rregulloren nr. 23 “Për regjistrin elektronik online të shitjeve të kontratave të sigurimit të detyrueshëm motorik”;
  12. Projekt “Për disa ndryshime në Rregulloren nr. 53, datë 25.06.2009 “Për trajtimin e dëmeve që mbulohen nga kontrata e sigurimit të detyrueshëm në sektorin e transportit”, e ndryshuar”;
  13. Projekt “Mbi miratimin e buxhetit të Byrosë Shqiptare të Sigurimit, për vitin 2019”;
  14. Projekt “Mbi miratimin e ushtrimit të veprimtarisë së agjentit në sigurime”;
  15. Projekt “Për refuzimin e licencës së shoqërisë së sigurimit për ushtrimin e veprimtarisë së sigurimit në klasat e Jo-Jetës”;
  16. Projekt “Për disa ndryshime në Rregulloren nr. 19, datë 28.04.2015 “Për aktivet në mbulim të provigjoneve teknike dhe llojet e investimeve të lejuara të këtyre aktiveve”, si edhe formatet e reja në aneksin e Rregullores nr. 34, datë 28.05.2015 “Për raportimin e detyruar dhe periodik të shoqërive të sigurimit dhe risigurimit”;
  17. Projekt “Mbi kërkesën për emërimin e Administratorit të shoqërisë së sigurimit “Eurosig” sh.a.;
  18. Informacion mbi inspektimin tematik të kryer në shoqëritë e sigurimit lidhur me verifikimin e zbatimeve të rekomandimeve të lëna në inspektimin tematik të dëmeve;
  19. Informacion mbi inspektimin e përbashkët të AMF-së me Bankën e Shqipërisë pranë “Bankës Kombëtare Tregtare” sh.a., Tiranë;
  20. Të tjera.