30 Maj 2019

Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv i AMF-së raporton në Kuvendin e Shqipërisë

Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, Z. Ervin Koçi prezantoi sot, më 30.05.2019, në seancë plenare në Kuvendin e Shqipërisë, Raportin mbi aktivitetin e Autoritetit gjatë vitit 2018. Z. Koçi u ndal në zhvillimet dhe arritjet kryesore të vitit të kaluar, ndërsa përmendi disa nga sfidat me të cilat përballet Autoriteti dhe tregjet nën mbikëqyrje.

Në fjalën e tij, Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv theksoi se Autoriteti ka plotësuar rekomandimet e lëna nga Kuvendi përmes rezolutës “Për veprimtarinë e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare për vitin 2017”. Z. Koçi u ndal te masat e marra nga Autoriteti për mbrojtjen e konsumatorit dhe investitorit, forcimin e rolit mbikëqyrës, rritjen e edukimit financiar, etj. Ai iu referua vlerësimeve të bëra për punën e Autoritetit në raportin e fundit të Komisionit Europian për Shqipërinë, si edhe rekomandimeve të institucioneve më të rëndësishme financiare ndërkombëtare.    

Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv, duke iu referuar strategjisë së miratuar vitin e kaluar për zhvillimin e AMF-së dhe tregjeve nën mbikëqyrje 2018-2022, theksoi se sfida kryesore e Autoritetit do të jetë transformimi i tregjeve financiare jobankare nga tregjet më të brishta në rajon në një nga tregjet financiare më të konsoliduara në Ballkanin Perëndimor.

Për të lexuar të plotë fjalën në Kuvendin e Shqipërisë, kliko këtu