26 Janar 2010

Zhvillimet e tregut të pensioneve vullnetare private për vitin 2009

Tregu i pensioneve vullnetare mbetet ende një treg i vogël, parë ky si nga këndvështrimi i kontributeve dhe nga numri i kontribuesve. Në këtë treg, për vitin 2009, shihet një rritje prej 37.26% e kontributeve dhe një rritje prej afër 14.71% e numrit të kontribuesve, krahasuar me vitin 2008.

Zhvillimi më i rëndësishëm në këtë treg për vitin 2009, ka qenë hyrja në fuqi e ligjit nr. 10 197, datë 10.12.2009, "Për fondet e pensionit vullnetar", i cili sjell përmirësimin e bazës ligjore për kolonën e tretë të fondeve private të pensionit vullnetar me kontribute të përcaktuara. Kuadri ligjor në fushën e pensioneve private paraqitej i vjetëruar me ligjin fuqi nr.7943, datë 01.06.1995 "Për pensionet suplementare dhe institutet private të pensioneve", i cili nuk përshtatej me standardet ndërkombëtare dhe direktivat evropiane.

Ligji i ri ka për qëllim përmirësimin e sistemit ekzistues të pensioneve vullnetare private në Shqipëri me ndikime të pritshme:

  • lehtësim në planin afatgjatë të kostove sociale duke stimuluar shtetasit të kursejnë privatisht dhe vullnetarisht për të shtuar pensionin e tyre;
  • shtimin e nivelit të kursimit të popullatës dhe rritjen e investimeve afatgjata në vend.
Më poshtë pasqyrohen disa të dhëna mbi tregun e pensioneve vullnetare private:

Tregu i Pensioneve Private Vullnetare viti 2008, 2009 (kontribute) 
  

Shoqëria

Kontribute (në lekë)

Ndryshimi

Pjesa ndaj Totalit

(në %)

( në %)

Viti

2008

2009

`09/`08-1

2008

2009

Raiffeisen PENSIONS

33,314,145

39,420,560

18.33

62.66

54.02

Capital

8,278,100

19,522,151

135.83

15.57

26.75

Sigma IPP

11,570,162

14,025,862

21.22

21.76

19.22

Total

53,162,407

72,968,573

37.26

100.00

100.00



Tregu i Pensioneve Private Vullnetare viti 2008, 2009 (kontribues)

Shoqëria

Numri  kontribuesve

Ndryshimi

Pjesa ndaj Totalit

(në %)

( në %)

Viti

2008

2009

`09/`08 -1

2008

2009

Raiffeisen PENSIONS

1641

1679

2.32

42.50

 37.91

Capital

1542

1774

15.05

39.94

 40.05

Sigma IPP

678

976

     43.95

 17.56

 22.04

Total

3861

4429

 14.71

 100.00

100.00



Për të lexuar materialin e plotë të pensioneve private vullnetare për periudhën janar - dhjetor 2009 (në versionin EXCEL) klikoni këtu

Për të lexuar materialin e plotë të pensioneve private vullnetare për periudhën janar - dhjetor 2009 (në versionin PDF) klikoni këtu