10 Qershor 2019

Për zhvillimin e testimit për vlerësues dëmesh në sigurime

Në zbatim të nenit 227 pika 1/dh të Ligjit nr. 52, datë 22.05.2014 “Për veprimtarinë e sigurimit dhe risigurimit” dhe nenit 7, të Rregullores nr.35, datë 27.03.2019, “Mbi organizimin dhe funksioninim e testimit të njohurive të kandidatëve që aplikojnë për licencë/rinovim licence në AMF”,  Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, njofton të gjithë të interesuarit, se në datën  11 korrik 2019, ora 13.00, do të zhvillohet testimi për vlerësues dëmesh në sigurime.

Në testim do të marrin pjesë të gjithë ata aplikantë që plotësojnë të gjitha kërkesat e Ligjit nr. 52 dhe Rregullores nr. 85, datë 03.07.2017.

Për më tepër informacion kontaktoni [email protected].