24 Qershor 2019

Zhvillohet mbledhja e Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare

Në mbledhjen e datës 21 qershor 2019, Bordi i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, shqyrtoi dhe vendosi:

  1. Miratimin e Rregullores “Për disa kërkesa shtesë për aksionarët themelues, ndikues, si dhe anëtarin ekzekutiv të Këshillit të Administrimit të shoqërisë administruese të sipërmarrjeve të investimeve kolektive”;
  2. Miratimin e disa shtesave dhe ndryshimeve në Rregulloren nr. 1, datë 25.01.2016 “Për procedurat dhe mënyrën e depozitimit të informacionit dhe dokumentacionit në lidhje me burimin e kapitalit për aksionarët e shoqërisë së sigurimit”;
  3. Miratimin e dhënies së çmimit nga AMF për punimin më të mirë të paraqitur në konferencën kombëtare të AMF-së “Edukimi financiar”;
  4. Miratimin e qëndrimit në detyrë të Administratorit të shoqërisë së sigurimit “Eurosig” sh.a.