Zhvillimet e Tregut të Sigurimeve në Shqipëri për periudhën janar - maj
Të ardhurat nga primet e shkruara bruto të sigurimit për periudhën janar - maj kapën vlerën mbi 6,755 milionë lekë, ose 7.61% më shumë se në periudhën janar - maj 2018. Gjatë periudhës janar – maj 2019, numri i kontratave të sigurimit të lidhura arriti në 482,741 me një rritje 5.22% krahasuar me periudhën janar - maj 2018. Tregu vazhdoi të mbetet sërish i orientuar tek sigurimet e Jo-Jetës, të cilat sollën 92.19 % të vëllimit të përgjithshëm të primeve, duke i lënë përkatësisht sigurimet e Jetës me 7.23% dhe veprimtarinë e risigurimit me 0.57%. Parë nga këndvështrimi i ndarjes së tregut sipas llojit të sigurimit, i detyrueshëm dhe vullnetar, primet e shkruara bruto të sigurimit vullnetar zënë 40.25% dhe primet e shkruara bruto të sigurimit të detyrueshëm zënë 59.75% të totalit të tregut.
Gjatë periudhës janar - maj 2019, dëmet e paguara bruto në tregun e sigurimeve, arritën në rreth 2,342 milionë lekë, ose 3.73% më shumë se në periudhën janar - maj 2018.
Struktura e tregut të sigurimeve, janar- maj 2019

Sigurimi i Detyrueshëm Motorik
Primet e sigurimit të detyrueshëm motorik, gjatë periudhës janar - maj 2019 arritën rreth 4,036 milionë lekë, ose 6.04% më shumë se në periudhën janar - maj 2018.
Produkti MTPL e brendshme, në periudhën janar - maj, pati një rritje prej 5.36% të volumit të primeve të shkruara bruto. Kjo u shoqërua edhe me një rritje të numrit të kontratave prej 5.55% krahasuar me periudhën janar - maj 2018.
Produkti Karton Jeshil në periudhën janar - maj pati një rritje prej 12.25% të volumit të primeve të shkruara bruto. Kjo u shoqërua nga një rritje e numrit të kontratave prej 47.43% krahasuar me periudhën janar - maj 2018.
Produkti Sigurim Kufitar, në periudhën janar - maj, pati një ulje 12.07% të volumit të primeve të shkruara bruto krahasuar me periudhën janar - maj 2018. Numri i kontratave gjithashtu u ul me 11.21%.
Sigurimi Vullnetar
Primet e sigurimit vullnetar, gjatë periudhës janar - maj 2019 arritën rreth 2,718 milionë lekë, 10.01% më shumë se në periudhën janar - maj 2018. Numri i kontratave të sigurimit vullnetar u ul me 2.22% krahasuar me periudhën janar - maj 2018.
Sigurimet vullnetare të Jo-Jetës gjatë periudhës janar - maj 2019, patën rritje me 7.78% kundrejt periudhës janar - maj 2018.
Në portofolet e pronës, përgjegjësive, garancive të cilat gjatë periudhës janar - maj 2019 siguruan mbi 1,008 milionë lekë të ardhura në total. Vendin e parë e zunë zjarri dhe dëmtime të tjera në pronë me rreth 69.94%, të pasuara nga sigurimi i përgjegjësi të përgjithshme civile me 18.97% të totalit.
Në portofolin sigurimi nga zjarri dhe forcat e natyrës, gjatë periudhës janar - maj 2019, vihet re një ulje prej 28.00% e volumit të primeve të shkruara bruto të këtij portofoli dhe një rritje me 5.81% e numrit të kontratave të sigurimit, krahasuar me periudhën janar - maj 2018.
Të ardhurat nga sigurimet e aksidenteve dhe shëndetit, gjatë periudhës janar - maj 2019, arritën në rreth 578 milionë lekë, duke shënuar rritje prej 0.95% në krahasim me periudhën janar - maj 2018.
Primet nga sigurimet e Jetës gjatë periudhës janar - maj 2019, arritën rreth 488 milionë lekë, ose 12.91% më shumë se në periudhën janar - maj 2018.
*[1]Dëmet e Paguara Bruto
Pagesat e dëmeve gjatë periudhës janar - maj 2019 u rritën me 3.73% krahasuar me periudhën janar - maj 2018. Pjesa më e madhe e dëmeve të paguara bruto i përket sigurimit motorik me rreth 1,319 milionë lekë, apo 56.33 % të totalit të dëmeve të paguara bruto.
Tabela më poshtë paraqet dëmin mesatar për disa nga produktet e sigurimit motorik.
| Lloji i sigurimit | Vlerat (në 000 lekë) | Ndryshimi | |
| (në %) | |||
| Janar- Maj | 2018 | 2019 | 19/`18-1 |
| Dëmi mesatar | |||
| MTPL e brendshme | 209 | 193 | (7.78) |
| Karton Jeshil | 545 | 520 | (4.72) |
| Kasko | 115 | 94 | (18.24) |
Për çdo të interesuar, Buletini Statistikor për periudhën janar - maj 2019, përmban pasqyra të detajuara të ndarjes së tregut të sigurimeve sipas llojit të sigurimit, sipas produkteve të sigurimit, pjesëmarrjes së shoqërive të sigurimit, etj.
Shqip
English