3 Korrik 2019

Për zhvillimin e trajnimit për kualifikim profesional bazë në tregun e titujve

Në zbatim të Rregullores nr. 217, datë 31.10.2018 “Për organizimin e aktiviteteve të formimit profesional”, Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, njofton të gjithë personat e interesuar, për organizimin e trajnimit për kualifikim profesional bazë në tregun e titujve, si më poshtë:
 
  1. Trajnim për kualifikim profesional bazë në tregun e titujve, në datat  10 – 12 korrik, 2019, në orarin 09:00-15:00.

Trajnimi do të zhvillohet në AMF.

Për më tepër informacion kontaktoni [email protected].