25 Korrik 2019

AMF zhvillon trajnim për raportimin financiar

Në datat 23 dhe 24 korrik u zhvillua në AMF trajnimi për raportimin financiar dhe elementët e tij, i fokusuar në tregjet nën mbikëqyrje. Gjatë ditës së parë të trajnimit u trajtuan kryesisht specifikat e raportimit financiar të shoqërive të sigurimit dhe elementët që duhet të kenë parasysh specialistët e mbikëqyrjes në Autoritet lidhur me këto raportime.

Ditën e dytë ishin specialistët e departamentit të tregut të kapitaleve, të cilët u trajnuan për veçantitë në raportimin financiar për tregjet që ata mbikëqyrin, duke e lidhur këtë edhe me standardet ndërkombëtare të raportimit financiar, IFRS. Trajnimi u zhvillua nga ekspertë ndërkombëtarë, si pjesë e projektit “Përmirësimi i cilësisë së raportimit financiar”, mbështetur nga Banka Botërore.