26 Korrik 2019

Zhvillohet mbledhja e Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare

Në mbledhjen e datës 24 korrik 2019, Bordi i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, shqyrtoi dhe vendosi:

  1. Miratimin e Raportit të Mbikëqyrjes për vitin 2018;
  2. Rinovimin e licencës së Aktuarit të Autorizuar në sigurime;
  3. Miratimin e ushtrimit të veprimtarisë së brokerimit në sigurime;
  4. Miratimin e ushtrimit të veprimtarisë së agjentit në sigurime;
  5. Miratimin e ndryshimit të statutit dhe emërimit të anëtarit të Këshillit të Administrimit të shoqërisë “SunTrust Broker” sh.a.;
  6. Miratimin e rregullores “Për administrimin e aktiveve në Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare”;
  7. Miratimin e riemërimit të Administratorit të shoqërisë “Regjistri Shqiptar i Titujve ALREG” sh.a.;
  8. Miratimin e riemërimit të Administratorit, Kryetarit dhe anëtarëve të Këshillit Administrativ të shoqërisë administruese të fondit të pensioneve “Sigal Life Uniqa Group Austria” sh.a.;
  9. Marrjen e masave ndaj shoqërive të sigurimit;
  10. Marrjen e masave korrigjuese ndaj Byrosë Shqiptare të Sigurimit;
  11. Ndryshimin e strukturës organizative dhe organikës së Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare;
  12. Licencimin e shoqërisë “Agora Securities” sh.a., për ushtrimin e veprimtarisë së brokerimit, tregtimit në letra me vlerë;
  13. Miratimin e udhëzimit “Mbi raportimin e shitjeve të policave të sigurimit të punonjësve të punësuar në veprimtarinë minerare nga aksidentet në punë”;
  14. Revokimin e licencës së shoqërisë së brokerimit “Smart Insurance Broker” sh.a.