29 Korrik 2019

Zhvillimet e Tregut me Pakicë të Letrave me Vlerë të Qeverisë për periudhën janar-qershor 2019

Volumi i tregut sekondar të letrave me vlerë të Qeverisë për periudhën janar-qershor 2019 u dominua në masën 58.26% në instrumente afatgjatë (obligacione) dhe pjesa tjetër prej 41.74% nga transaksionet në instrumente afatshkurtër (bono thesari). Përsa i përket numrit të transaksioneve, 85.36% e të gjitha transaksioneve të tregut sekondar të letrave me vlerë të Qeverisë, i takojnë transaksioneve të kryera në bono thesari.

Të dhënat statistikore të tregut me pakicë të letrave me vlerë të Qeverisë për periudhën janar-qershor 2019 flasin për një dominim të transaksioneve “Shlyerje e vlerës nominale në maturim” dhe “Blerje në tregun primar” përkatësisht me 45.83% dhe 35.04% kundrejt volumit të përgjithshëm.

Pjesëmarrja në tregun sekondar të letrave me vlerë të Qeverisë, për këtë periudhë dominohet nga investitorët individualë, të cilët kryejnë 97.39% të të gjitha transaksioneve në këtë treg.
                                   
Dy grupet e transaksioneve B dhe C

Transaksioni i llojit B Shitje nga portofoli i ndërmjetësit financiar” gjatë periudhës janar-qershor 2019, ka pasur një rritje prej 691 milionë lekë ose 23.96% krahasuar me periudhën janar-qershor 2018. Ndërkohë numri i transaksioneve është ulur në masën 25.32%.

Transaksioni i llojit C Blerje para afatit të maturimit” gjatë periudhës janar-qershor 2019, ka pasur rritje prej 250 milionë lekë ose 23.74% dhe gjithashtu, një rritje në numrin e transaksioneve në masën 18.91%, krahasuar me të njejtën periudhë të një viti më parë.

Vihet re një rritje në vlerë absolute e totalit të transaksioneve të llojit B dhe C të marra së bashku me rreth 941 milionë lekë, krahasuar me periudhën janar-qershor 2018.

Tregu me Pakicë i Letrave me Vlerë të Qeverisë


 

Lloji i Transaksionit Vlera nominale Ndryshimi
(në mln lekë) (në %)
janar-qershor 2018 2019 `19/`18-1

B
Shitje nga portofoli i ndërmjetësit  financiar  2,882.77 3,573.55 23.96
  Individë 2,192.62 1,370.34 (37.50)
  Persona juridike 690.15 2,203.21 291.24

C
Blerje para afatit të maturimit 1,053.34 1,303.35 23.74
   Individë 1,051.34 1,217.45 15.80
  Persona juridikë 2.00           85.90      4,195.00
           





Për të lexuar materialin e plotë të raportit statistikor për periudhën janar-qershor 2019 (në versionin EXCEL) klikoni këtu.