30 Korrik 2019

Zhvillimet e Tregut të Sigurimeve në Shqipëri për periudhën janar - qershor

Të ardhurat nga primet e shkruara bruto të sigurimit për periudhën janar - qershor  kapën vlerën mbi 8,095 milionë lekë, ose 5.03% më shumë se në periudhën janar - qershor  2018. Gjatë periudhës janar – maj 2019, numri i kontratave të sigurimit të lidhura arriti në 591,387 me një rritje 4.24% krahasuar me periudhën janar - qershor  2018. Tregu vazhdoi të mbetet sërish i orientuar tek sigurimet e Jo-Jetës, të cilat sollën 91.98 % të vëllimit të përgjithshëm të primeve, duke i lënë përkatësisht sigurimet e Jetës me 7.54% dhe veprimtarinë e risigurimit me 0.48%. Parë nga këndvështrimi i ndarjes së tregut sipas llojit të sigurimit, i detyrueshëm dhe vullnetar, primet e shkruara bruto të sigurimit vullnetar zënë 39.56% dhe primet e shkruara bruto të sigurimit të detyrueshëm zënë 60.44% të totalit të tregut.
Gjatë periudhës janar - qershor 2019, dëmet e paguara bruto në tregun e sigurimeve, arritën në rreth 2,779 milionë lekë, ose 6.69% më shumë se në periudhën janar - qershor  2018.

Sigurimi i Detyrueshëm Motorik
Primet e sigurimit të detyrueshëm motorik, gjatë periudhës janar - qershor 2019 arritën rreth 4,892 milionë lekë, ose 5.48% më shumë se në periudhën janar - qershor  2018.

Produkti MTPL e brendshme, në periudhën janar - qershor, pati një rritje prej 4.93% të volumit të primeve të shkruara bruto. Kjo u shoqërua edhe me një rritje të numrit të kontratave prej 5.30% krahasuar me periudhën janar - qershor  2018.
Produkti Karton Jeshil në periudhën janar - qershor  pati një rritje prej 10.75% të volumit të primeve të shkruara bruto. Kjo u shoqërua nga një rritje e numrit të kontratave prej 40.55% krahasuar me periudhën janar - qershor  2018.
Produkti Sigurim Kufitar, në periudhën janar - qershor, pati një ulje 9.75% të volumit të primeve të shkruara bruto krahasuar me periudhën janar - qershor  2018. Numri i kontratave gjithashtu u ul me 8.26%.

Sigurimi Vullnetar
Primet e sigurimit vullnetar, gjatë periudhës janar - qershor 2019 arritën rreth 3,202 milionë lekë, 4.36% më shumë se në periudhën janar - qershor  2018. Numri i kontratave të sigurimit vullnetar u ul me 3.02% krahasuar me periudhën janar - qershor 2018.

Sigurimet vullnetare të Jo-Jetës gjatë periudhës janar - qershor 2019, patën rritje me 2.52% kundrejt periudhës janar - qershor  2018.

Në portofolet e pronës, përgjegjësive, garancive të cilat gjatë periudhës janar - qershor  2019 siguruan mbi 1,175 milionë lekë të ardhura në total. Vendin e parë e zunë zjarri dhe dëmtime të tjera në pronë me rreth 69.47%, të pasuara nga sigurimi i përgjegjësi të përgjithshme civile me 19.51% të totalit.

portofolin sigurimi nga zjarri dhe forcat e natyrës, gjatë periudhës janar - qershor  2019, vihet re një ulje prej 34.78% e volumit të primeve të shkruara bruto të këtij portofoli dhe një rritje me 4.43% e numrit të kontratave të sigurimit, krahasuar me periudhën janar - qershor  2018.

Të ardhurat nga sigurimet e aksidenteve dhe shëndetit, gjatë periudhës janar - qershor  2019, arritën në rreth 687 milionë lekë, duke shënuar rritje prej 0.24% në krahasim me periudhën janar - qershor  2018.

Primet nga sigurimet e Jetës gjatë periudhës janar - qershor 2019, arritën rreth 611 milionë lekë, ose 6.58% më shumë se në periudhën janar - qershor 2018.

*[1]Dëmet e Paguara Bruto
Pagesat e dëmeve gjatë periudhës janar - qershor 2019 u rritën me 6.69% krahasuar me periudhën janar - qershor  2018. Pjesa më e madhe e dëmeve të paguara bruto i përket sigurimit motorik me rreth 1,625 milionë lekë, apo 58.47 % të totalit të dëmeve të paguara bruto.

Tabela më poshtë paraqet dëmin mesatar për disa nga produktet e sigurimit motorik.
 

Lloji i sigurimit Vlerat (në 000 lekë) Ndryshimi
(në %)
Janar- Qershor 2018 2019 19/`18-1
 Dëmi mesatar
MTPL e brendshme  207  207 (0.16)
Karton Jeshil  552  557 1.08
Kasko  117  99 (15.43)


Për çdo të interesuar, Buletini Statistikor për periudhën janar - qershor 2019, përmban pasqyra të detajuara të ndarjes së tregut të sigurimeve sipas llojit të sigurimit, sipas produkteve të sigurimit, pjesëmarrjes së shoqërive të sigurimit, etj.






 
 
[1]Tek dëmet e paguara janë perfshirë dhe Demet nga Fondi i kompesimit raportuar nga Byroja Shqiptare e Sigurimit