14 Gusht 2019

Zhvillohet mbledhja e Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare

Në mbledhjen e datës 14 gusht 2019, Bordi i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, shqyrtoi dhe vendosi:

  1. Miratimin paraprak të kërkesës së shoqërisë “Albsig Jetë” sh.a. për të ushtruar veprimtari sigurimi në klasat e Jetës në territorin e Republikës së Shqipërisë;
  2. Miratimin e ndryshimit të statutit të shoqërisë së brokerimit në sigurime “IFIS Broker” sh.a.;
  3. Miratimin e ndryshimit të statutit të shoqërisë së brokerimit në sigurime “ASSIBROKER” sh.a;
  4. Miratimin e disa shtesave në Rregulloren nr.85, datë 03.07.2017 “Mbi licencimin dhe ushtrimin e veprimtarisë së vlerësuesve të dëmeve në sigurime”;
  5. Rinovimin e licencës së vlerësuesve të dëmeve në sigurime;
  6. Miratimin e njohjes dhe regjistrimin si agjent i shoqërisë së brokerimit në tituj.