15 Gusht 2019

Zhvillimet e Tregut të Fondeve të Investimeve, 30.06.2019

Gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2019, në tregun e fondeve të investimeve ushtruan aktivitetin e tyre pesë fonde investimi. Fondi i investimeve “Raiffeisen Prestigj”, fondi i investimeve “Raiffeisen Invest Euro”, fondi i investimeve “Raiffeisen Vizion” të cilat administrohen nga shoqëria “Raiffeisen Invest”, fondi i investimeve “Credins Premium” nën administrimin e shoqërisë administruese “Credins Invest” dhe fondi “WVP Top Invest” e cila administrohet nga shoqëria “WVP Fund Management Tirana sh.a”.

Sipas analizës së të dhënave për tregun e fondeve të investimeve në 30.06.2019, vlera neto e aseteve të Fondeve, arriti rreth 69.19 miliardë lekë me një rritje prej 2.18 miliardë lekë ose 3.26%, krahasuar me 31.12.2018. E shprehur në euro, totali i aseteve neto është 564 milionë Euro [1].

Ky treg dominohet kryesisht nga investimet në Obligacione Qeveritare, të cilat përbëjnë 61.83% të aseteve të fondeve, me një rritje prej 0.87% krahasuar me 31.12.2018.
Numri i anëtarëve që kanë investuar në Fondet e Investimit më 30.06.2019 është 30,498 me një rritje prej 3.66% krahasuar me 31.12.2018.

Tregues të fondeve të investimeve                                                                                                                                                                                                                                                 

Përshkrimi Vlera (mln. lekë) Ndryshimi (Në %)
  31.12.’18 30.06.’19 31.12.’18-30.06’19
Asetet neto të FI 66,087 69,192 4.70










Asetet neto dhe numri i anëtarëve sipas fondeve të investimeve                                                                                                                                                                                        


30.06.2019
Fond Investimi Numri i anëtarëve në FI Asete Neto (mln. lekë)
Raiffeisen PRESTIGJ 22,495 45,779
Raiffeisen VIZION 3,666 10,388
Raiffeisen EURO 3,257 9,942
Credins PREMIUM 995 2,985
WVP Top Invest 85 98
TOTAL 30,498 69,192


           



 Për të lexuar disa nga treguesit kryesorë të ecurisë së Fondeve të Investimeve për periudhën 30.06.2019, kliko këtu.
 
 
1 http://www.bankofalbania.org/ Kursi zyrtar i këmbimit ("fiksi") 30.06.2019 në Bankën e Shqipërisë,
1 euro = 122.65 lekë