13 Shtator 2019

Zhvillohet mbledhja e Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare

Në mbledhjen e datës 13 shtator 2019, Bordi i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, shqyrtoi dhe vendosi:

  1. Licencimin e shoqërisë “Albsig Jetë” sh.a. për të ushtruar veprimtari sigurimi në klasat e Jetës në territorin e Republikës së Shqipërisë;
  2. Miratimin e shoqërive audituese për auditimin e pasqyrave financiare të SHAFP e SIK, fondit të pensionit dhe fondit të investimit për vitin financiar që mbyllet më 31.12019;
  3. Miratimin e statutit të ndryshuar të shoqërisë “Bursa Shqiptare e Titujve ALSE” sh.a.;
  4. Miratimin e prospektit të shoqërisë “Banka Credins” sh.a., për ofertën private të emetimit të obligacioneve të konvertueshme në aksione;
  5. Rinovimin e licencës së vlerësuesve të dëmeve në sigurime;
  6. Miratimin e shoqërisë audituese “Mazars” sh.p.k. për auditimin e pasqyrave financiare të shoqërisë së sigurimit “Albsig” sh.a. për vitin financiar që mbyllet më 31.12.2019;
  7. Miratimin e riemërimit të Drejtorit Ekzekutiv të shoqërisë “Bursa Shqiptare e Titujve ALSE” sh.a.;
  8. Miratimin e një ndryshimi në vendimin e Bordit nr. 156, datë 24.07.2019 “Për miratimin e udhëzimit mbi raportimin e shitjeve të policave të sigurimit të punonjësve të punësuar në veprimtarinë minerare nga aksidentet në punë”.