25 Shtator 2019

Java Globale e Investitorit 2019

Gjatë periudhës 30 shtator – 6 tetor 2019 do të jetë java  Java Globale e Investitorit. Në këtë kuadër, Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, si anëtar i IOSCO-s që prej vitit 1998 do të organizojë disa aktivitete dhe orë të hapura me grupe interesi në bashkëpunim me aktorët e këtij tregu në vend. Aktivitetet me karakter ndërgjegjësues dhe edukues do të synojnë të përcjellin mesazhin e duhur në lidhje me zhvillimet në tregun e kapitalit, fondeve të investimit dhe pensioneve private në vend dhe në rajon.

AMF do te prezantojë në vazhdimësi aktivitetet e saj në kuadër të kësaj jave. Për më shumë informacione, kontaktoni [email protected]