26 Shtator 2019
Ftesë për pjesëmarrje në Tryezën e Këshillimit dhe Diskutimit për Kapitullin 9–“Shërbimet Financiare” të legjislacionit të BE-së
Në kuadër të angazhimeve që rrjedhin nga procesi i bashkërenduar i integrimit evropian, Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, si drejtues i Grupit Ndërinstitucionale të Punës së Integrimit Evropian për kapitullin 9 “Shërbimet Financiare”, shpall njoftimin “Ftesë për pjesëmarrje” drejtuar:
- Përfaqësuesve të organizatave të shoqërisë civile;
- Përfaqësuesve të pushtetit vendor;
- Përfaqësuesve të biznesit;
- Përfaqësuesve të shoqatave të punëmarrësve;
- Përfaqësuesve të botës akademike;
- Përfaqësuesve të medias;
- Përfaqësuesve të grupeve të interesit.
Ftohen përfaqësuesit si më sipër për të qenë anëtarë të “Tryezës së Këshillimit dhe Diskutimit për Kapitullin 9–“Shërbimet Financiare” të legjislacionit të BE-së” e cila do të shërbejë si tryezë diskutimi dhe shqyrtimi në lidhje me qëndrimet dhe rekomandimet për fushën që mbulojnë sipas kapitullit 9 “Shërbimet Financiare” të legjislacionit të BE-së.
Acquis në fushën e shërbimeve financiare përmban rregulla për licencimin, funksionimin dhe mbikëqyrjen e institucioneve financiare në fushat e veprimtarisë bankare, sigurimeve, pensioneve suplementare, shërbimet e investimeve dhe tregjet e titujve. Tryeza, gjithashtu, këshillohet në lidhje me programimin, zbatimin dhe vlerësimin e asistencës së Bashkimit Evropian për Shqipërinë.
Për t’u bërë pjesë e tryezës së këshillimit dhe diskutimit si më sipër, duhet që brenda datës 30 shtator 2019, të paraqitet një letër interesi, si dhe një CV e personit apo grupimit që përfaqëson, duke treguar se kanë ekspertizën apo interesin e mjaftueshëm për të kontribuar në tryezat përkatëse. Dokumentet paraqiten në adresën: Rruga "Dora D' Istria", Nr.10, Kutia Postare 8363, Tiranë, Shqipëri, ose në adresën elektronike: [email protected]

Shqip
English