8 Tetor 2019
Mbi zhvillimin e mbledhjes së Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare
Ditën e hënë, datë 14.10.2019, ora 10:00 do të zhvillohet mbledhja e Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, me këtë rend dite:
- Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së kaluar;
- Miratimi i rendit të ditës;
- Informacion në lidhje me analizat financiare të shoqërive të sigurimit në 30.06.2019;
- Informacion në lidhje me mjaftueshmërinë e provigjoneve teknike, siç paraqiten në raportimet për 6 mujorin e parë të vitit 2019;
- Projekt “Për miratimin e shoqërive audituese për auditimin e pasqyrave financiare të vitit 2019, të shoqërive të sigurimit”;
- Projekt “Për miratimin e shoqërisë audituese për auditimin e pasqyrave financiare të vitit 2019, të Byrosë Shqiptare të Sigurimit”;
- Projekt “Mbi miratimin e udhëzimit “Për politikat e brendshme të sigurisë së teknologjisë së informacionit në AMF””;
- Projekt “Mbi miratimin e riemërimit të Administratorit të Përgjithshëm të shoqërisë së sigurimit “Sigal Life Uniqa Group Austria” sh.a.”;
- Projekt “Mbi miratimin e ushtrimit të veprimtarisë së agjentit në sigurime”;
- Projekt “Mbi rinovimin e licencës së aktuarit të autorizuar në sigurime”;
- Projekt “Për licencimin e shoqërisë së vlerësimit të dëmeve në sigurime”;
- Projekt “Mbi miratimin e anëtarit të Këshillit të Administrimit të shoqërisë së brokerimit”;
- Projekt “Për miratimin e planit strategjik për vitet 2020 – 2022 dhe planit vjetor të Auditimit të Brendshëm për vitin 2020”;
- Të tjera;
Shqip
English