14 Tetor 2019

Zhvillohet mbledhja e Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare

Në mbledhjen e datës 14 tetor 2019, Bordi i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, shqyrtoi dhe vendosi:

  1. Miratimin e shoqërive audituese për auditimin e pasqyrave financiare të vitit 2019, të shoqërive të sigurimit;
  2. Miratimin e shoqërisë audituese për auditimin e pasqyrave financiare të vitit 2019, të Byrosë Shqiptare të Sigurimit;
  3. Miratimin e udhëzimit “Për politikat e brendshme të sigurisë së teknologjisë së informacionit në AMF”;
  4. Miratimin e riemërimit të Administratorit të Përgjithshëm të shoqërisë së sigurimit “Sigal-Life Uniqa Group Austria” sh.a.;
  5. Miratimin e ushtrimit të veprimtarisë së agjentit në sigurime;
  6. Licencimin e shoqërive të vlerësimit të dëmeve në sigurime;
  7. Miratimin e anëtarëve të Këshillit të Administrimit të shoqërisë së brokerimit;
  8. Miratimin e planit strategjik për vitet 2020-2022 dhe planit vjetor të Auditimit të Brendshëm për vitin 2020.