17 Tetor 2019

Për zhvillimin e trajnimit për broker në tregun e sigurimeve


Në zbatim të Rregullores nr. 217, datë 31.10.2018 “Për organizimin e aktiviteteve të formimit profesional”, Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, njofton të gjithë personat e interesuar, me përparësi ata që kanë depozituar kërkesë pranë AMF-së, për organizimin e trajnimit për broker në sigurime: Trajnim për kualifikim profesional bazë për broker në sigurime, në datat 22 tetor – 1 nëntor, 2019, në orarin 9:00-14:00. 
Trajnimi do të zhvillohet në AMF.

Për më tepër informacion kontaktoni [email protected].