25 Tetor 2019

Zhvillimet e Tregut me Pakicë të Letrave me Vlerë të Qeverisë për periudhën janar-shtator 2019

Volumi i tregut sekondar të letrave me vlerë të Qeverisë për periudhën janar-shtator 2019 u dominua në masën 51.69% në instrumente afatgjatë (obligacione) dhe pjesa tjetër prej 48.31% nga transaksionet në instrumente afatshkurtër (bono thesari). Përsa i përket numrit të transaksioneve, 87.71% e të gjitha transaksioneve të tregut sekondar të letrave me vlerë të Qeverisë, i takojnë transaksioneve të kryera në bono thesari.

Të dhënat statistikore të tregut me pakicë të letrave me vlerë të Qeverisë për periudhën janar-shtator 2019 flasin për një dominim të transaksioneve “Shlyerje e vlerës nominale në maturim” dhe “Blerje në tregun primar” përkatësisht me 37.92% dhe 43.70% kundrejt volumit të përgjithshëm.

Pjesëmarrja në tregun sekondar të letrave me vlerë të Qeverisë, për këtë periudhë dominohet nga investitorët individualë, të cilët kryejnë 98.12% të të gjitha transaksioneve në këtë treg.
                                   
 

  1. Blerje në tregun primar
  2. Shitje nga portofoli i ndërmjetësit financiar
  3. Blerje para afatit të maturimit
  4. Vendosje e bonos si kolateral
  5. Shlyerje e vlerës nominale në maturim


Dy grupet e transaksioneve B dhe C

Transaksioni i llojit B Shitje nga portofoli i ndërmjetësit financiar” gjatë periudhës janar-shtator 2019, ka pasur një rritje prej 628 milionë lekë ose 16.06% krahasuar me periudhën janar-shtator 2018. Ndërkohë numri i transaksioneve është ulur në masën 16.62%.

Transaksioni i llojit C Blerje para afatit të maturimit” gjatë periudhës janar-shtator 2019, ka pasur rritje prej 195 milionë lekë ose 10.74% dhe gjithashtu, një rritje në numrin e transaksioneve në masën 3.34%, krahasuar me të njejtën periudhë të një viti më parë.

Vihet re një rritje në vlerë absolute e totalit të transaksioneve të llojit B dhe C të marra së bashku me rreth 823 milionë lekë, krahasuar me periudhën janar-shtator 2018.

Tregu me Pakicë i Letrave me Vlerë të Qeverisë
 
Lloji i Transaksionit Vlera nominale Ndryshimi  
(në mln lekë) (në %)  
janar-shtator 2018 2019 `19/`18-1  
B Shitje nga portofoli i ndërmjetësit  financiar 3,912.25 4,540.44 16.06  
 
Individë 3,156.85 2,312.58 (26.74)  
Persona juridike 755.40 2,227.86 194.92  
C Blerje para afatit të maturimit 1,813.33 2,008.15 10.74  
 
 Individë 1,802.33 1,922.25 6.65  
Persona juridikë 11 85.90 680.91  


Për të lexuar materialin e plotë të raportit statistikor për periudhën janar-shtator 2019 (në versionin EXCEL) klikoni këtu.