31 Tetor 2019

Projekte bashkëpunimi për zhvillimin e mikrosigurimeve

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare po zhvillon një projekt për të nxitur zhvillimin e mikrosigurimeve në vend. Projekti mbështetet financiarisht nga Agjencia e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Zhvillim Ndërkombëtar, USAID dhe zbatohet nga Korpusi Vullnetar i Shërbimeve Financiare, FSVC.

Gjatë periudhës 28 tetor – 1 nëntor eksperti i tregjeve financiare Peter Wrede zhvilloi takime me përfaqësues të tregut si edhe anëtarë të stafit të AMF-së që mbikëqyrin tregun e sigurimeve, për të diskutuar mbi mundësitë e zhvillimit të produkteve të reja dhe mikrosigurimeve të cilat plotësojnë më mirë nevojat e konsumatorit në vend. 

FSVC është një ndër partnerët e rëndësishëm të AMF-së në zhvillimin e projekteve si në drejtim të rritjes së kapaciteteve institucionale të AMF-së, plotësimit dhe përmirësimit të kuadrit rregullator dhe kapaciteteve mbikëqyrëse të AMF-së.