4 Nentor 2019

Për zhvillimin e testimit për vlerësues dëmesh në sigurime

Në zbatim të nenit 227 pika 1/dh të Ligjit nr. 52, datë 22.05.2014 “Për veprimtarinë e sigurimit dhe risigurimit” dhe nenit 7, të Rregullores nr.35, datë 27.03.2019, “Mbi organizimin dhe funksioninim e testimit të njohurive të kandidatëve që aplikojnë për licencë/rinovim licence në AMF”,  Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, njofton të gjithë të interesuarit, se në datën 5 dhjetor 2019, ora 13.00, do të zhvillohet testimi për vlerësues dëmesh në sigurime.

Në testim do të marrin pjesë të gjithë ata aplikantë që plotësojnë të gjitha kërkesat e Ligjit nr. 52 dhe Rregullores nr. 85, datë 03.07.2017.

Për më tepër informacion kontaktoni [email protected]