Zhvillimet e Tregut të Fondeve të Investimeve, 30.09.2019
Gjatë nëntëmujorit të vitit 2019, në tregun e fondeve të investimeve ushtruan aktivitetin e tyre pesë fonde investimi. Fondi i investimeve “Raiffeisen Prestigj”, fondi i investimeve “Raiffeisen Invest Euro”, fondi i investimeve “Raiffeisen Vizion” të cilat administrohen nga shoqëria “Raiffeisen Invest”, fondi i investimeve “Credins Premium” nën administrimin e shoqërisë administruese “Credins Invest” dhe fondi “WVP Top Invest” e cila administrohet nga shoqëria “WVP Fund Management Tirana sh.a”.
Sipas analizës së të dhënave për tregun e fondeve të investimeve në 30.09.2019, vlera neto e aseteve të Fondeve, arriti rreth 66.68 miliardë lekë me një rritje prej 0.60 miliardë lekë ose 0.90%, krahasuar me 31.12.2018. E shprehur në euro, totali i aseteve neto është 546 milionë Euro [1].
Ky treg dominohet kryesisht nga investimet në Obligacione Qeveritare, të cilat përbëjnë 60.44% të aseteve të fondeve, me një ulje prej 4.83% krahasuar me 31.12.2018.
Numri i anëtarëve që kanë investuar në Fondet e Investimit më 30.09.2019 është 29,280 me një ulje prej 0.48% krahasuar me 31.12.2018.
Tregues të fondeve të investimeve
| Përshkrimi | Vlera (mln. lekë) | Ndryshimi (Në %) | |
| 31.12.’18 | 30.09.’19 | 31.12.’18-30.09’19 | |
| Asetet neto të FI | 66,087 | 66,684 | 0.90 |
Asetet neto dhe numri i anëtarëve sipas fondeve të investimeve
30.09.2019
| Fond Investimi | Numri i anëtarëve në FI | Asete Neto (mln. lekë) |
| Raiffeisen PRESTIGJ | 21,339 | 42,379 |
| Raiffeisen VIZION | 3,762 | 10,679 |
| Raiffeisen EURO | 3,148 | 9,835 |
| Credins PREMIUM | 916 | 3,689 |
| WVP Top Invest | 115 | 103 |
| TOTAL | 29,280 | 66,684 |
Ndarja e tregut sipas numrit të anëtarëve në fondet e investimeve, 30.09.2019 (në %)
Ndarja e tregut sipas vlerës së aseteve neto të fondeve të investimeve, 30.09.2019 (në %)
Për të lexuar disa nga treguesit kryesorë të ecurisë së Fondeve të Investimeve për periudhën 30.09.2019, kliko këtu.
1 euro = 122.11 lekë
Shqip
English