11 Nentor 2019

Zhvillime të rëndësishme e dialog konstruktiv shënuan ditët e mbledhjeve të Komiteteve Teknike, Mbledhjen e Përgjithshme Vjetore dhe Forumin Global për pensionet private të OECD/IOPS

Tirana – Organizata Ndërkombëtare e Mbikëqyrësve të Pensioneve, (IOPS) dhe Organizatë për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD) përfunduan Mbledhjen e Përgjithshme Vjetore si edhe mbledhjet e komiteteve teknike të IOPS të cilat u pasuan nga 2 ditë intensive të Forumit Global për pensionet private. Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare të Shqipërisë ishte vendi mikpritës i këtyre aktiviteteve.

Zj. Helen Rowell, Nënkryetare e Autoritetit Australian të Rregullimit Prudencial u zgjodh edhe Presidente e IOPS. Duke përshëndetur punimet e Forumit Global, Zj. Rowell theksoi se ky forum i  OECD/IOPS për pensionet private “na dha një mundësi të shkëlqyer të debatojmë, mësojmë nga përvojat e njëri-tjetrit dhe të kërkojmë së bashku për ide të reja dhe qasje inovative për të adresuar sfidat kryesore me të cilat përballen sistemet e pensioneve". Ndërkohë që jepte një pasqyrë të zhvillimeve në sistemin e pensioneve private, Zj. Rowell nënvizoi se "sistemet e pensioneve janë duke u ripërshtatur në të gjithë botën, përfshirë në Shqipëri. Ato po përballen me sfida serioze (siç janë plakja e popullsisë, jetëgjatësia e rritur si dhe mjedisi aktual i rritjes së ulët dhe normave të ulëta të interesit) që e bëjnë detyrën e mbikëqyrjes së pensioneve edhe më të rëndësishme dhe sfiduese si nga dimensionet mikro-prudenciale ashtu edhe nga makro-prudenciale.
Synimi i IOPS është ta bëjë mbikëqyrjen e sistemeve private të pensioneve më efikase përmes shkëmbimit të përvojave më të mira mbikëqyrëse, aktiviteteve për vendosjen e standarde, bashkëpunimit dhe dialogut për politikat.”

Z. André Laboul, Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës Ndërkombëtare të Mbikëqyrësve të Pensioneve (IOPS), dhe Këshilltar i Lartë Financiar në OECD, gjatë Forumit theksoi se “prej dekadash OECD mbështet diversifikimin e të ardhurave të pensionit që mund të arrihet përmes kombinimit të pensioneve publike dhe marrëveshje për pensionet private”. Regjimet e forta rregullatore dhe mbikëqyrëse, edukim financiar i përshtatshën, eficient si edhe tregje më të thella të kapitalit janë thelbësore për zhvillimin e skemave të tilla private të pensioneve, temë kjo, e cila ishte në thelb të Forumit Global të OECD/IOPS të organizuar në Tiranë dhe në këtë drejtim, Z. Labul e konsideroi se reforma shqiptare po shkon në drejtimin e duhur. Gjithashtu, Z. Labul theksoi se “rregullatorët dhe mbikëqyrësit duhet të udhëzojnë fondet e pensioneve që përballen me peizazhin e ri ekonomik, siç është nevoja për të integruar faktorët ESG (mjedis, social dhe qeverisje) në investimet e tyre dhe proceset e menaxhimit të rreziqeve, siç u arrit me udhëzimet e reja kryesore të IOPS të sapo prezantuara dy javë më parë”.

E organizuar në Tiranë në bashkëpunim me AMF, forumi pati nja audiencë mjaft të lartë dhe diskutime të gjalla me ndërveprimin e audiencës. Panelistët gjatë forumit eksploruan tematika që lidhen me reformat e pensioneve në Evropën Qendrore, Lindore dhe Jug-Lindore gjatë dy dhjetëvjeçarëve të fundit, zhvillimet e qëndrueshme për fondet e pensioneve dhe ndërthurja e tyre me tregun e kapitalit, hartimin e planeve të pensioneve me Kontribut të Përcaktuar, etj. Panelistët diskutuan edhe rolin e mbikëqyrësve për zhvillimin e thelluar të pensioneve private vullnetare.

Duke vlerësuar organizimin në Tiranë të këtij Forumi, Z. Ervin Koçi, Drejtor i Përgjithshëm Ekzekutiv i AMF-së theksoi rëndësinë e madhe që ka shkëmbimi i eksperiencave me të gjithë rregullatorët e pranishëm në këtë forum. Z. Koçi nënvizoi punën e Autoriteti për zhvillimin e tregut të kapitaleve, specifikisht edhe për tregun e pensioneve, duke synuar të kalojmë nga një treg modest i pensioneve private në një treg të konsoliduar nën një mbikëqyrje të kujdesshme në funksion të rritjes së mirëqenies dhe zhvillimit të tregut, duke e kthyer atë në një aset për ekonominë”. 

Në takimet e Komiteteve Ekzekutive dhe gjatë Konferencës Vjetore u morën vendime të rëndësishme për bashkëpunimin ndërkombëtar, projektet në vazhdimësi të IOPS dhe u diskutua dhe aprovua plani i punës i IOPS për 2019-2020.