15 Nentor 2019

Për zhvillimin e testimit për njohuritë në fushën e titujve

Në zbatim të nenit 58, të Ligjit nr. 9879, datë 21.02.2008 “Për Titujt” dhe në zbatim të nenit 7, të Rregullores nr.35, datë 27.03.2019, “Për organizimin dhe funksionimin e testimit të njohurive të kandidatëve që aplikojnë për licencë/rinovim licence në AMF”, Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare njofton të gjithë të interesuarit, se në datën 16 dhjetor 2019, ora 13.00, do të zhvillohet testimi për broker në tituj.

Për më tepër informacion kontaktoni [email protected].