21 Nentor 2019
Mbi zhvillimin e mbledhjes së Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare
Ditën e premte, datë 22.11.2019, ora 12:00, do të zhvillohet mbledhja e Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, me këtë rend dite:
- Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së kaluar;
- Miratimi i rendit të ditës;
- Projekt “Mbi miratimin e elementeve dhe kushteve të përgjithshme të kontratës së sigurimit të detyrueshëm në ndërtim”;
- Projekt “Për miratimin e buxhetit të AMF-së për vitin 2020”;
- Projekt “Mbi licencimin e shoqërisë “Albsig Invest - shoqëri administruese e fondeve të pensionit dhe sipërmarrjeve të investimeve kolektive” sh.a.;
- Projekt “Për miratimin e “Fondit të pensionit vullnetar Albsig”;
- Projekt “Mbi miratimin e ndryshimit të statutit të shoqërisë së sigurimit “Albsig Jetë” sh.a.;
- Projekt “Për miratimin e Memorandumit të Mirëkuptimit në lidhje me bashkëpunimin reciprok për përgatitjen dhe shpërndarjen e informacionit në fushën e tregjeve financiare ndërmjet Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare dhe Qendrës për Emancipimin Ekonomik të Medias”;
- Projekt “Për licencimin e shoqërisë për ushtrimin e veprimtarisë së vlerësuesit të dëmeve në sigurime”;
- Projekt “Mbi rinovimin e licencës së aktuarit të autorizuar në sigurime”;
- Projekt “Për licencimin dhe rinovimin e licencës së vlerësuesit të dëmeve në sigurime”;
- Projekt “Për miratimin e shoqërisë audituese për auditimin e pasqyrave financiare të SHAFP e SIK “Raiffeisen Invest” sh.a., si dhe fondeve të pensionit dhe të investimit që administrohen prej saj, për vitet financiare 2019 dhe 2020”;
- Të tjera.
Shqip
English