26 Janar 2010

Doli një publikim i ri: Buletini Zyrtar, Vëllimi i Parë 2006 - 2008

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, ka kënaqësinë t'ju prezantojë Buletinin Zyrtar, Vëllimi i Parë 2006 - 2008.

Buletini Zyrtar i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, është një publikim, i cili realizohet për herë të parë nga institucioni ynë. Në të përfshihen vendimet e miratuara nga Bordi i AMF-së gjatë periudhës 2006 - 2008.  

Nëpërmjet këtij publikimi synohet njohja e vazhdueshme e publikut dhe grupeve të interesit me aktivitetin rregullues, mbikëqyrës dhe institucional të AMF-së. Shpresojmë që ky publikim të plotësojë kërkesat për informacion të këtij lloji një numri të konsiderueshëm përdoruesish dhe ata, të gjejnë informacionin e dëshiruar në të.

Ky publikim do të vijojë të botohet, me periodicitet vjetor në vitet në vazhdim.

Krahas këtij publikimi, vendimet e Bordit të AMF-së, do t'i gjeni të përditësuara në faqen zyrtare të AMF-së.

Për më shumë informacion në lidhje me këtë publikim, klikoni këtu